Nga koalicionet e mëdha të cilat u formuan për zgjedhjet e parakohshme si duket me se keqi do ta pësoi Ferizaj.
Nga 10 deputet ,sa kishte ne legjislaturën e fundit tani, bazuar në listat e publikuara deri më tani shihet se gati është përgjysmuar numri i tyre.
Nga dy subjektet politike të cilat deri më tani kishin nga 4 deputet në Parlamentin e Kosovës ,në listat e publikuara konkurrojnë vetëm me nga një kandidat.
Zakonisht nëpër fushatat e kaluar është premtuar se Ferizaj në nivel qendrorë do të përfaqësohet edhe në nivel të ministrave por kësaj radhe si duket do të jet i hendikepuar edhe në nivel të deputetëve.
Se si do të zhvillohen ngjarjet pritet të shihet në vazhdim por bazuar në praktikat e mëhershme Ferizaj do të dilte mirë edhe po të kishte 5 deputet.
Më posht janë kandidatët sipas subjekteve politike, të cilët i kanë bërë publike listat e tyre, edhe pse disa thone se ende nuk janë komplete.
Kandidatët e PDK-së ngs Ferizaj për zgjedhjet e 11 qershorit: Elmi Reçica,
Emrat e kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Ferizaj: Blerim Granica,
Kandidat nga AAK për deputetë nga Ferizaj: Xhavit Zariqi
Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj: Faton Topalli , Bashkim Misini, Emrush Xhemajli , Shyqeri Hyseni , Shpend Hysaj , Sallahu Xhevat
Kandidat nga AKR, kandidat për deputet nga Ferizaj: Labinot Tahiri.