19,05,2024

A po i kthehet gjenerali shoqërisë së  vjetër?

Must Read

Një foto e bërë në zyrat e PDK-së në Ferizaj  ka ngjallur debatin  tek qytetarët se ish kryetari i NISMA-së  për Ferizaj , Gjenerali në pension, Imri Ilazi,  është ofruar  me strukturat udhëheqëse të PDK-së.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë, burime të FerizajPress bëjnë  të ditur se  shumë shpejti kjo  mundë të ndodhë . I njëjti burim ka bërë të ditur se edhe shumë shokë të tjerë  pritet t’i bashkohen shoqërisë  së  vjetër. Janë këto kuadro të cilët kanë dhënë  një kontribut të madh  në kohën kur  Kosova kishte nevojë më së shumti. Se për cilët kuadro bëhet fjalë pritet që  së shpejti opinionit  do ti bëhen  publike, ka thënë ky burim.

Në foto shihen së bashku deputetët Elmi Reçica dhe Agim Aliu, ku ky i fundit është edhe kryetar i PDK-së dega në Ferizaj, ish kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemajli , Gjenerali  Imri Ilazi dhe  Gazmend Bytyqi asamblist në Asamblenë Komunale të Ferizajt nga radhët e PDK-së.

Diçka po zihet a?

elmi-recica

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img