Një foto e bërë në zyrat e PDK-së në Ferizaj ka ngjallur debatin tek qytetarët se ish kryetari i NISMA-së për Ferizaj , Gjenerali në pension, Imri Ilazi, është ofruar me strukturat udhëheqëse të PDK-së.
Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë, burime të FerizajPress bëjnë të ditur se shumë shpejti kjo mundë të ndodhë . I njëjti burim ka bërë të ditur se edhe shumë shokë të tjerë pritet t’i bashkohen shoqërisë së vjetër. Janë këto kuadro të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti. Se për cilët kuadro bëhet fjalë pritet që së shpejti opinionit do ti bëhen publike, ka thënë ky burim.
Në foto shihen së bashku deputetët Elmi Reçica dhe Agim Aliu, ku ky i fundit është edhe kryetar i PDK-së dega në Ferizaj, ish kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemajli , Gjenerali Imri Ilazi dhe Gazmend Bytyqi asamblist në Asamblenë Komunale të Ferizajt nga radhët e PDK-së.
Diçka po zihet a?