24,11,2024

A po dorëzohet Labinot Tahiri para Amir Rexhepit? “Jep dorëheqje” nga pozita e kryetarit të degës së AKR-së në Ferizaj

Must Read

Labinot Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social,Facebook, ka bërë të ditur se më nuk do të jetë kryetar i degës së AKR-së në Ferizaj.
Sipas Labinot Tahirit , në degën e Ferizajt po favorizohet Amir Rexhepi, asamblist aktual I degës së AKR-së në Ferizaj e I cili po përkrahet nga Agim Bahtiri por edhe nga Behgjet Pacolli,tërthorazi.
Këtë veprim ,siç deklaron Labinot Tahiri, po e bënë që mos të vije deri te përçarja e degës dhe dëmtimi I subjektit politik.
Tani do jem vetëm Deputet i Akr-së, derisa nuk cenohet çdo gjë që kam ndërtuar me mundin dhe vullnetin tim, ka shkruar Labi.

Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit

Lajmrim!!!
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Akr-së dega në Ferizaj! Edhe pse ne ishim të një fjale dhe të vendosur nga shumica për të vazhduar me të njejtin Kryetarë, në këtë rast me mua dua të bëjë nje sqarim dhe vendim.
Tani veq zgjedhjet e brendshme janë shpallur dhe ata persona si: Amir Rexhepi, Zekiri, Iliri, Arbeni dhe Fisnkiku, që pretendojnë ta marrin degën e Ferizajt, duke i përkrahur Agim Bahtiri dhe disa figura të tjera nga qendra me cinizëm, le ta marrin degën!
Unë nuk jam person karrierist, se jam i stërmbushur me karrierë.
Pra si duket edhe vet Begjet Pacolli i ka përkrahur tërthorazi, e për të mos u përçarë dega, unë i’a lëshoj karrigën Amir Rexhepit, le ta “ngrit” partinë se po thotë në Komunë dhe nëpër nëndegë, se unë do bëhem kryetarë i saj! E nëse e përkrahin kryesia dhe antarët e simpatizantët le ta marrin degën veç mashallah ju qoftë…! Demokraci quhet kjo.
1| Tani le t’a kuptojë qendra, se kush e k’a ngritur Akr- në dega në Ferizaj!
2| Kush e k’a futur Akr-në në qeveri!
3|Kush e beri që Akr-ja, ti ket kaq shumë ministri…!
4|Kush e bëri Ferizajn me ministër për herën e parë, dhe zv ministër!
5|Kush u’a rujti nderin dhe kush i beri me autoritet: si ministrin e parë Ekrem Mustafa ne pozitën e parë të Minsitrit, dhe anëtarët e tjerë që janë shkuar nëpër poste për herën e parë në Prishtinë tash e 1 vit e gjysmë!
Lojërat pas shpine, me mua nuk ju japin fryteee të mira.
Tash e tutje ia qitni kalemin kësaj pune…!
Pra unë nuk jam më kryetar dege, le të marrin personat në fjalë dhe ja dilni më mirë, se tybe nuk më ka mbetur mua me u nda në grupe duke i thirur nëndegët nëpër Ferizaj, se a jeni me Labin apo me neve!
Servilizmi dhe kurthat e brendshme me mua nuk funksionojnë kurrë ne jetë.Pra qendra këto i ka bërë në të kaluarën por me mua jo nuk i duroj.
Do qëndroj kokë lartë e do vazhdoj misionet e mia në mënyrat e mia ashtu si shumë suksese që kemi pasur.
Ata që me besojnë u jam në shërbimin e tyre.
Suksese djema së bashku me Agim Bahtirin dhe atyre qe ju kanë përkrahur.
Juve anëtarë të kryesisë ju uroj nje vit të ri të kënaqshëm!
Tani do jem vetëm Deputet i Akr-së, derisa nuk cenohet çdo gjë që kam ndërtuar me mundin dhe vullnetin tim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img