20,05,2024

A po dështojnë kamerat e sigurisë në Ferizaj ?

Must Read

U promovuan si një projekt që do të sjellë siguri në Ferizaj dhe përmes 102 kamerave do të përcjellen rastet dhe do të kontribuojnë në zvogëlimin e  krimit në Ferizaj.

Por doli se këto kamera nuk po e kryejnë funksionin për të cilin janë vendosur. Rezolucioni i dobët i tyre ka bërë që këto kamera të jenë funksionale vetëm gjatë  ditës ndërsa natën janë vetëm dekor.

Rasti i plaçkitjeve të disa bizneseve  të cilat ndodhën kohëve të fundit në Ferizaj, edhe pse kjo ndodhi para kamerave, për shkak të rezolucionit të dobët nuk mund të dallohet asgjë.

Për këtë kanë reaguar edhe pronarët e bizneseve të dëmtuara të cilat i thanë FerizajPress  se bizneset e tyre  edhe  pse janë në pjesët ku monitorohen nga kamerat  ato u plaçkitën sikur të ishin  në një errësirë absolute pasi nga  kamerat, për shkak të rezolucionit  të tyre nuk mundë të identifikohet asgjë.

Burime të sigurta  bëjnë të ditur se këto kamera janë  të cilësisë së dobët edhe nuk mirëmbahen por  ka raste kur këto kamera me ditë  nuk funksionojnë.

“Rast ishte edhe në rrugën “Rexhep Bislimi” ,gjithnjë sipas burimit të sigurt, kur me ditë të tëra nuk është regjistruar asgjë.Nuk është regjistruar as rasti  kur në këtë rrugë në katër korsitë bëhen gara me automjete dhe për shkak se kamerat nuk punonin asgjë s’është regjistruar”,ka thënë ky burim.

13681888_10208306905648602_1020729897_o
Makina me të cilën u plaçkit “Plus Market” në Ferizaj

Sipas drejtoreshës së Shërbimeve Publike,Mimoza Fazliu, kamerat në  qytet janë vendosur  sipas kontratës.

“Operatori  ka vendosur  kamerat sipas kontratës dhe këto ditë pritet formimi i një komisioni për pranimin teknik. Pas pranimit teknik sipas kontratës operatori  është I obliguar që për një vit të bëjë edhe mirëmbajtjen”  tha Mimoza Fazliu për  FerizajPress

Në anën tjetër drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt ,Gazmend Hoxha  tha se kamerat e vendosura në qytet kanë ndihmuar që policia  në zbulimin e  shumë rasteve.

“Kamerat janë goxha cilësore dhe na kanë ndihmuar bukur shumë  në zbulimin e rasteve  deri më tani” tha Gazmend Hoxha.

Hoxha tha  se kamerat kanë problem në regjistrimet gjatë natës.

“Kamerat kanë problem  kur reflektojnë  dritat e automjeteve.Por në shumë raste  fal faktit se kamerat mbulojnë njëra tjetrën ekziston mundësia  që  të arrihet  qëllimi i vendosjes së tyre” ka thënë Hoxha.

Drejtori i Policisë, Hoxha, tha se pavarësisht kamerave  policia ka hartuar një plan operativ dhe ka shtuar edhe 20 policë  në trafik dhe për siguri të cilët po monitorojnë qytetin  gjatë sezonës kur edhe ka një fluks më të madh të pjesëmarrësve në trafik.

Bazuar në kontratën të cilën komuna e ka nënshkruar me operatorin shihet se  në qytet janë vendosur kamera me rezolucion 8 MP, 3 MP dhe 2 MP.

Por njohës të kësaj fushe i thanë FerizajPress se  për një regjistrim gjatë  natës  do të ishin të mjaftueshme kamerat mbi 2 MP e ato që kanë një rezolucion më të lartë do të jepnin pamje të qartë.

“Të gjitha kamerat të cilat kanë një rezolucion mbi 2 MP janë  mjaftë kualitative për regjistrime gjatë natës. Ndërsa ato me 8 MP  kanë një rezolucion që mundë të dallohet edhe ngjyra e syrit”  tha  ky njohës i kësaj fushe.

Ferizajpress ka siguruar  foto nga rasti i plaçkitjes së  “Plus Marketit”  e në të cilat edhe pse është pjesë e ndriçuar nuk mundë të dallohen tabelat e makinës e cila u shfrytëzua për plaçkitje.

Çfarë janë kamerat e vendosura në qytetin e Ferizajt?

A janë vërtet ato që do të duhej  të kryenin  misionin e dedikuar  dhe a janë të kualitetit  të kërkuar (apo vetëm tiketat e tyre)  duhet  që ekipe profesionale të japin mendimin e tyre.

Se çfarë është kualiteti i fotografive të këtyre kamerave mund të shihet edhe nga fotot që ka siguruar FerizajPress.com

13682530_10208306906608626_1123240043_o (1)
Makina me të cilën u plaçkit “Plus Market” në Ferizaj
13918500_10208306906088613_560862116_o
Makina me të cilën u plaçkit “Plus Market” në Ferizaj
13681888_10208306905648602_1020729897_o
Makina me të cilën u plaçkit “Plus Market” në Ferizaj
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img