23,10,2025

A mund të duam për së gjalli

Must Read

Dukuria e të dashuruarit pasi të ikim nga kjo botë është specialitet për vendin tonë. Për së gjalli, këta individ mund të ishin asgjë hiçi, por vlera e atributet për individin prezanton vetëm atëher kur individi të largohet nga kjo botë. Sinqeriteti, bujaria e vyrtytet të këtij rahmetliu, prezantohen në ceremoninë mortore. Të lejnë pa mend kur fillojnë t’i vargojnë këto të mira për këtë të ndjerë, e që ndoshta, e ke pasur fatin ta njohësh, por që si ke njohur këto vërtyte e mirënjohje të panumërta. Besa ke mundur ta dëgjosh ndonjë injorim, apo përulje nga më të ndryshmet, por jo ato që i dëgjon në këto ceremoni mortore.

              Në ceremonin mortore, për të ndjerin sjellin lule të freskëta, evokojnë kujtime nga e kaluara për të ndjerin, ani pse nuk e kanë njohur, e kjo bëhet kryesisht nga akteret e skenës politike, njerëzit e pasur, për qëllime të caktuara, për ta prezentuar atë brishtësinë që bartin brenda vetës, thurrin lavde, ngrisin në pjesdestal këtë ramehtli, që për së gjalli ndoshta ishe bërë barrë e rëndë e shoqërisë. Athua, këta individ sa ishte gjallë ky rahmetliu, u kishte ikur nga mendja personaliteti i tij, apo kishin frikë të ndaleshin e të bisedonin me të për familjen, për gjendjen ekonomike, për tu interesuar për shëndetin e tij, për ta kuptuar luftën që bëntë për jetën.

Më ngjallin neveri ky soj i këtyre njerëzve, të cilët prezantojnë pafytyrësin e tyre, duke u munduar që me fjalime boshe të prezantonin para masës, bashkëdhimbjen që ndjejnë me familjarët e të ndjerit.

           Besa akteret e skenës politike, nga cili t’duash subjekt politik, pa fije turpi, po tu iepej mundësia do të kërkonin votën në kohë fushatash, jo vetëm nga të pranishmit e familjarët, por këtë gjë do ta bënin edhe nga ky rahmetli, e besa individet e ndryshem, se kishin pasur fije problem, që edhe në këto raste mortesh, të sjellnin për vete përfitime material.

Dukurit e vetëvrasjeve të pasluftës, është një problem që kërkon studim të mirëfillt. Ajo më shqetësuese për popullatën në përgjithësi mbetet privimi nga jeta të vetëvetes nga ish-ushtarët e UÇK-së, që dikur nuk kishin kursyer asgjë, që të vihen në fronte përballë makinerisë serbe.

Që nga përfundimi i luftës së Kosovës, me dhjetra ushtarë çlirimtarë, përfunduan të jetuarit, jo pse jeta u kishte sjellë befasira të këndshme. Gjendja e vështirë ekonomike, mundësi të pakta për të krijuar një jetë normale për trashëgimtarët e tyre, udhëtimi në kohë për t’i gjykuar veprimet e gabimet e bëra, duke shikuar në horizont, pasurimin e individëve, që në të kaluarën s’kishin asgjë rreth vetës, i detyroi që të shkaktojnë vetëvrasje, sepse truri i tyre ishte i bllokuar për të kërkuar më shumë, e zgjodhën t’i pushonin këto torturime që po i përcillnin ditë pas ditë.

Këtyre ditëve qyteti ynë humbi një luftëtarë lirie, humbi një luftëtarë që kishte lënë pjesë të gjymtyrëve të tij nëpër beteja, humbi invalidin e luftës së UÇK-së Njazi Bytyçin.

I ndjeri sa ishte gjallë, për pos problemeve shëndetësore që kishte nga plagët e marruna nëpër beteja, kishte probleme të mëdha ekonomike. Për aq sa jetoi, bëri një jetë mizore, në luftë për ti siguruar një kafshatë buke, e një të ardhme pasardhësve të tij. Kishte pasur shumë herë ndërhyrje kirurgjikale në plagët që i kishte shkaktuar lufta, por ishin të pakët individët që ishin munduar ta ndihmonin. Gjendja e tij ekonomike e shpirtërore po përmbysej për çdo ditë, por ai gjykoi gabim, përfundoi jetën e tij në formën më të padëshiruar për familjen e tij, për trashëgimtarët e bashkluftëtarët. Nuk mundi më të luftonte vdekjen, ishte i pafuqishëm, e kishin lënë energjit e krenarisë që e mbajtën për kaq kohë në luftë me vdekjen, përfundoi jetën e tij për t’mos e parë jetën e paprespektivë për të dhe pasardhësit e tij.

Në ceremonin mortore, të pranishëm kishte numër të madhë të luftëtarëve të tij, të cilët nuk u pajtuan me humbjen e tij. Edhe sa vdekje duhet të shkaktohen nga luftëtarët e lirisë, që dikur ishin motive ynë për të jetuar, ishin krenaria jonë për të shpresuar. Edhe sa vdekje duhet për të pasur një kujdes më të mirfilltë institucional, i cili ju ka munguar kësaj kategorije njerzish, të cilët kanë mbetur në mëshirën e kohës, e bëjnë një jetë me një asistencë sociale.

Këta luftëtarë, nuk është se kërkojnë lëmoshë, atyre u duhet dinitetë, krenari, që asnjëher nuk ua dha shteti për të cilin kishin luftuar.

U prehesh në paqe, Njazi Bytyqi, lavdi të qoftë për mundin e djerësësn që bërë për lirin e Kosovës, edhe pse asnjëher nuk u shpërbleve me atë që meritoje ti dhe bashkluftetarët e tu.

Uroj që kjo të jetë ,,Vdekja e Fundit” e luftetarëve, në formën që zgjodhe ti.

Lavdi!!!!!!!!!!

      

MA: Nexhat Shahini

(Magjister i Historisë)

Veteran i Luftës së UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img