15,09,2025

A ju kujtohet Kristiani nga “të qeshim së bashku”? Ka dy fjalë për Adem Salihun (Foto/Video)

Must Read

“Të qeshim së bashku”, përmbledhja e intervistave nga TV Liria e Ferizajt është një nga përmbledhjet më të famshme në Kosovë.

Përkundër se është realizuar në vitet 2007, 2008 e 2009 akoma sot e kësaj dite këto intervista shikohen e ngjallin të qeshura tek publiku kosovar.

Në një nga këto intervista, protagonist është Kristian Gashi.

Ai në vitin 2009 u pyet nga gazetarja se “si e vlerëson mungesën e WC-ve publike në Ferizaj”.

Gashi e ka dëgjuar pyetjen dhe ka qeshur për rreth 20 sekonda pa u përgjigjur.

Kjo gjë e ka bërë këtë një nga intervistat më të pëlqyera nga përmbledhja.

Është pikërisht Gashi ai që pas 7 vitesh e rikujton këtë intervistë, duke e krahasuar me deklaratën e dhënë sot nga deputeti i LDK-së, Adem Salihu.

Salihu kishte thirrur një konferencë për media sot në sheshin Ibrahim Rugova, ku përderisa pritej që ai të fliste për ndonjë temë serioze, siç janë vrasjet e pasluftës, ai foli për një fis shqiptar në Azi, duke tingëlluar qesharak.

Për këtë shkak, Gashi e ka krahasuar deklaratën e Salihut me intervistën e tij, duke thënë se “intervistat nuk dallojnë shumë, vetëm se Salihu ishte më serioz”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gashit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img