Deputetja që dikur ishte pjesë e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot ka aderuar zyrtarisht në Lëvizjen Vetëvendosje.
Por lidhur me një aderim të mundshëm të saj kishte folur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha si i ftuar në Info Magazinë të Klan Kosovës kohë më parë.
Në këtë intervistë, Hoxha kishte thënë se më mirë do të ishte që deputetët e LDK-së që janë kundër Hashim Thaçit t’i bashkohen Vetëvendosjes.
“Unë mendoj se në Vetëvendosje duhet të vijnë deputetët e LDK-së që kanë votuar kundër Thaçit, është me rëndësi që ne të mos krijojmë aspiratë brenda sojit”.
Ai madje kishte thënë se është i lumtur për bashkëpunimin me Kadaj-Bujupi dhe një i tillë mund të bëhej edhe në të ardhmen.
“Natyrsiht ku kemi qenë pro të bashkëpunojmë me AAK-në dhe NISMA-n, jam shumë i lumtur që kemi bashkëpunuar me Donikën dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në përpjekjet që do t’i kemi bashkarisht”.
Hoxha në këtë intyervistë kishtë thënë se subjekti i tij politik këmbëngul që të vazhdohet si opozitë e bashkuar duke ndërtyar kështu një front opozitar të ndërtoj një alternativë e cila do të përbëhet nga opozita dhe shoqëria civile.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=w6o5Pxj5krs?feature=oembed]