Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytahir Haskuka, ka treguar edhe njëherë pazotësinë e tij për ta udhëhequr komunën e Prizrenit. Këtë e ka treguar përmes kopjimit të planit për çerdhe nga komuna e Ferizajt me të cilën udhëheqë Agim Aliu, shkruan Gazeta Metro.
Haskuka ka bërë të ditur sot skicën e projektit të çerdhes ‘Bajram Curr’ në komunën e Prizrenit, e që është shprehur se do të përfundoj së shpejti, por që ajo duket identike me projektin e komunës së Ferizajt.
Sipas fotove që mund t’i shihni më poshtë mund ta vëreni se Haskuka është një menaxher i dobët, ai ka kopjuar projektin e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut për ndërtimin e një çerdhe.
Një vit më parë, kryetari i Ferizajt, kishte publikuar projektin e një çerdhe në komunën e tij, siç mund ta shini më poshtë.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAgimAliuPDK%2Fphotos%2Fa.697981203586668%2F3840126166038807%2F%3Ftype%3D3&show_text=true&width=500
Ndërsa kjo është çerdhja që Haskuka ka prezantuar sot, e që duket identike me atë të komunës së Ferizajt të përfunduar para një viti.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmhaskukaa%2Fphotos%2Fa.276065886198262%2F1329056060899234%2F%3Ftype%3D3&show_text=true&width=500
Pa ua lëmë ta vlerësoni vetë se çfarë menaxheri mund të jetë një pretendent për kryetar komunë siç është Prizreni duke kopjuar ide e projekte nga komunat e tjera, në këtë rast nga komuna e Ferizajt.