Pas publikimeve nëpër disa media për jetën luksoze të djalit të deputetit Adem Salihaj ka reaguar Adrian Salihaj, të cilit me këtë rast i është publikuar edhe fotoja me deputetin Adem Salihaj.
Adrian Salihaj i tha FerizajPressit se është ndier i revoltuar me këtë veprim. Ai tha se me deputetin Salihaj janë të afërt si kushërinj por nuk është djali i tij. Adriani tha se të gjithë në rrethinë e din se i kujt jam por kjo është bërë me qëllime të caktuara.
“ Kjo nuk është e vërtet, është sulm i radhës ndaj deputetit më të guximshëm të LDK-së Adem Salihaj.Unë Ademin e kom kushëri dhe nuk jam djali i tij. Këtë e bënë disa gazetar amatorë dhe disa portale vetëm që të marrin Like.Unë ato do ti denoncojë në polici për shpifje. Drejtësia do të merret me ta” tha Adrian Salihaj,ekonomist i diplomuar, anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Kaçanik.