17,11,2025

A do bëhet Tomë Gashi pjesë e Vetëvendosjes?

Must Read

Tome-Gashi-youtube_622864

Avokati Tomë Gashi i cili ka qenë i ftuar në Info Magazine ka folur edhe për mundësinë që të bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Unë kam thënë se mund t’i bashkohem VV-së, por kjo mund të ndodhë pas Gjykatës Speciale, e ajo mund të jetë minimum për pesë vite, deri në 20 vite”.

“Unë zakonisht jam përkrahës i opozitës, i të gjitha partive që kanë qenë në opozitë”.

Gashi ka folur edhe për shtyrjen e protestës së opozitës.

“Shtyrja e protestës nuk ka ndodh për shkak të Pashkëve, pasi këta nuk janë më papë se papa, por duket se nuk janë marrë vesh”.

Avokati Gashi tha se Demarkacioni bllokon funksionimin e Kosovës.

“Zajednica e bllokon funksionimin e Kosovës, por më duket absurde se si dikush mund të pranojë që t’i humb 10 mijë hektar tokë”.

“Ky rast duhet të dërgohet në arbitrazh. Ne nuk jemi as Kinë dhe as Indi për ta humbur këtë sipërfaqe të territorit”.

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se janë 23 nene që janë në kundërshtim të krijimit të Zajednicës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img