23,12,2024

Të vrarët në Munih varrosen në Kosovë

Must Read

Trupat e tre të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, të premten, pritet që brenda kësaj jave të vijnë në Kosovë për të pushuar përgjithmonë në tokën e tyre.

Dijamant Zabërgja (21), Armela Segashi (14) dhe Sabina Sulaj (14), u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.

Ndërkohë familjarët e Dijamant Zabërgjës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se trupi i djalit të tyre pritet të niset sot në orët e mbrëmjes nga Gjermania për në Kosovë për t’u kryer ceremonia e varrimit ditën e martë.

Xhaxhai i Dijamantit, Baki Zabërgja, ka thënë për të gjitha detajet me saktësi pritet të vendoset nesër në mesditë. “Trupi i Dijamantit me gjasë pritet të niset sot në mbrëmje në orën 22:00 nga Muncheni që të bëhet varrimi të martën. Megjithatë akoma nuk është e sigurt kjo gjë. Gjithçka me saktësi pritet të dihet nesër nga mesdita”, ka thënë Baki Zabërgja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img