22,12,2024

Mbi 300 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për 18 ditë

Must Read

Fundi i muajit të Ramazanit ka regjistruar një dyndje të shtetasve të Kosovës drejt bregdetit të Shqipërisë.

Nga data 6-24 korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 327 mijë shtetas nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur nga data 1-23 korrik janë regjistruar të kenë hyrë në Shqipëri rreth 205.370 shtetas të Kosovës.

Halim Shehu, përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare në Morinë, thotë për “Kohen Ditore” se arsyeja e rritjes me rreth 50% të numrit të vizitorëve nga Kosova, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, është kalendari islam i muajit të Ramazanit, i cili ka përfunduar 10 ditë më herët se vitin e kaluar.

“Vetëm në datën 6 korrik llogariten të kenë hyrë nga Kosova në Shqipëri rreth 32 mijë shtetas të Kosovës”, thotë Shehu.

Në datën 23 korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë shtetas nga Kosova, ndërsa mesatarja ditore për datat e tjera të kësaj periudhe, sipas Shehut, është rreth 17 mijë vizitorë në ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img