19,09,2024

“Gjykata e tenderëve”, më së shumti punë me KEK-un dhe Komunën e Prishtinës

Must Read

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka gjetur shkelje në një pjesë të tenderit të Komunës së Prishtinës, me të cilin synohej të servisohen dhe mirëmbahen aparatura mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe në njësitë e saj.

Ky institucion ka kërkuar nga komuna që këtë pjesë të tenderit ta anulojë dhe ta kthejë në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë kjo ka ndodhur pas ankesës që operatori ekonomik “MAN” ka bërë lidhur me shkelje të Ligjit mbi Prokurimin Publik, përkatësisht me ekzaminim, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve si dhe me tenderët jonormalisht të ulët.

Ky është vetëm njëri nga tenderët në të cilin Komuna e Prishtinës si autoritet kontraktues e ka shkelur Ligjin mbi prokurim publik. Ajo së bashku me KEK-un, Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Infrastrukturës janë shkelësit më të mëdhenj të këtij ligji në mesin e 89 autoriteteve kontraktuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img