04,09,2025

Ishte nisur për të mbledhur lajthi, e gjeti vdekjen në pusetë

Must Read

Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit të së shtunës, ku humbi jetën 12-vjeçari Laurant Kurti, në një pusetë në fshatin Ramjan të Vitisë.

Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, ka bërë të ditur se janë në kërkim të zbardhjes së rastit.

Nga ana tjetër, familjarët thonë se më herët nuk e kanë ditur për praninë e kësaj pusete dhe për këtë kanë marrë vesh vetëm kur Lauranti kishte humbur jetën, raporton KTV.

Vendi ku Laruanti ka humbur jetën quhet Ramjan, ndërsa familja e tij jeton në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt. Ditën kur ai humbi jetën, sipas familjarëve, ishte nisur për të mbledhur lajthi te vendi i quajtur “Lajthitë e Bagdatit”, i cili në këmbë është gjysmë ore larg shtëpisë së familjes Kurti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img