06,07,2025

Hiqen dilemat për ndarje të partisë: Dardan Sejdiu, nënkryetar i Vetëvendosjes

Must Read

Dardan Sejdiu nga sot nuk do të jetë vetëm nënkryetar i Prishtinës, por edhe nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosjes, pas votimit të kryer në mbledhjen zgjedhore të Këshillit të Përgjithshëm në këtë parti.

Më parë është spekuluar për një ndarje mes Vetëvendosjes dhe udhëheqësve të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Por, me zgjedhjen e Sejdiut nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, zërat janë shuar, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve të Koha.net, një nga arsyet se pse Sejdiu është propozuar për nënkryetar, ka qenë shuarja së zërave për ndarje brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Po në këtë mbledhje kryetari Visar Ymeri ka thënë se janë duke u mobilizuar dhe ka bërë thirrje në anëtarësi që të përgatiten për kundërshtim të demarkacionit me çdo kusht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img