27,12,2024

Rakiq thotë se Edita Tahiri nuk pyetet për veriun

Must Read

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila gjatë një takimi me kryetarin e Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se “në këtë moment duhet të jemi të fokusuar së pari për realizimin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës, në mënyrë që ajo të hapet sa më shpejt për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve në të dy drejtimet, gjë që do të lehtësonte pastaj edhe procesin e rindërtimit të xhamisë aty ku ka qenë”.

Sipas Rakiqit, Edita Tahiri nuk është e autorizuar që të vendosë për zgjidhjet urbanistike në veri të Kosovës, dhe se ajo nuk do të konsultohet dhe nuk do të pyetet se ku do të ndërtohet xhamia në pjesën veriore të Ibrit, shkruan gazeta “Zëri”.

“Për zgjidhjet urbanistike në veri të Kosovës mund të vendosë vetëm ‘Zajednica’ (Bashkësia e Komunave Serbe), atëherë kur Prishtina të vendosë që sinqerisht ta implementojë obligimin që ka marrë me marrëveshjen e Brukselit. Edita Tahiri, me siguri se nuk do të konsultohet, as tani e as në të ardhmen për atë se ku dhe çfarë do të ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës. Edita do të duhej që energjinë e saj ta drejtojë për plotësimin e obligimeve që ka marrë në lidhje me formimin e BKS-së”, ka thenë Rakiq, fjalët e të cilit i përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.​

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img