16,09,2024

AKR dënon sulmin terrorist në Munih

Must Read

Aleanca Kosova e Re përmes një kumtese për medie, iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit terroristë që ndodhi të premten në Munih.

Ky akt i dhunës ka prekur thellë zemrat tona pasi në mesin e atyre që humbën jetën ishin edhe tre me origjinë shqiptare, thotë kumtesa.

Aleanca Kosova e Re dënon fuqishëm sulmin terrorist, ku humbën jetën 9 persona dhe u lënduan disa të tjerë. Vrasja e qytetarëve të pafajshëm është dëshmi se terroristët dhe terrorizmi nuk zgjedhin, vend, popull, fe dhe racë.

AKR shpreh solidaritetin me shtetin dhe popullin gjerman, duke konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të cenojnë lirinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img