21,12,2024

Merkel: Mendimet tona janë me familjarët e viktimave

Must Read

Kancelarja gjermane Anglea Merkel mbajti konferencën e parë për media pas vrasjeve të ndodhura dje në një qendër tregtare në Mynih.

Pas takimit të mbajtur në Kabinetin Federal të Sigurisë, Merkel u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave: “Ndajmë me ju dhimbjen…mendimet tona janë me ju në këto momente”.

Kancelarja shprehu një vlerësim të lartë edhe për personelin e sigurisë. “Mendoj se forcat tona të sigurisë ishin në lartësinë e duhur, të cilat mbrëmjen e kaluar punuan me profesionalizëm. Ata së bashku me shërbimet e emergjencës bënë gjithçka ishte e mundur”.

Merkel shprehu gjithashtu falënderime për bujarinë e treguar nga banorët e lagjes ku ndodhi sulmi, të cilët hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre për të ndihmuar të plagosurit. “Është gjë e mirë që ne kemi solidaritet mes nesh dhe shumë miq që na gjenden pranë”, shtoi ajo.

Kancelarja e mbylli fjalimin e saj me zotimin se Gjermania nuk do të ndalet për asnjë moment në përpjekjen për të mbrojtur qytetarët e saj. 10 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë disa sulmeve me armë të ndodhura në qendrën tregtare “Olimpia Einkaufsezentrum”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img