25,12,2024

Babai i Dijamantit rrëfen se si u vra djali i tij

Must Read

Naim Zabërgja, babai i Dijamantit, i cili është në mesin e nëntë të vrarëve në Munich, ka treguar momentet e fundit me djalin e tij.

Në një deklaratë për mediet gjermane, Naimi ka thënë se djali i tij kishte dalë për pije me shokun e tij, transmeton Koha.net.

“Ai ishte me shokun e tij. Shoku i tij më telefonoi për të më lajmëruar se kanë blerë disa pije dhe do të qëndronin diku jashtë”, ka treguar Naim Zabërgja.

“Vrasësi ishte vetëm dy metra larg tyre. Ai hapi zjarr. Shoku ia doli të ikte kurse djali im u vra në vend. Po jetoj si në makth. Nuk mund ta besoj çfarë ka ndodhur. As familja nuk mund ta besojë këtë”, ka thënë ai derisa në dorë mbante fotografinë e djalit të tij dhe një buqetë me lule.

Dijamant Zabërgja (21) është kosovari që u vra në Munich dhe ai vjen nga qyteti i Vushtrrisë. Viktima e dytë është Armela Segashi nga Podujeva dhe viktima e tretë është Sabina Sulaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img