21,12,2024

Selimi i gatshëm të lë postin qeveritar, por jo atë që menaxhon me fondin milionësh

Must Read

Vërejtjet e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe presioni medial, kanë bërë që Qeveria e Kosovës të ndryshojë Rregulloren që lidhet me pozitën e koordinatorit të Korporatës së sfidave të mileniumit.

Pozitën, në të cilën para disa muajsh u emërua si koordinator Petrit Selimi që njëherësh është edhe zëvendësministër i Jashtëm, Qeveria ka vendosur që ta shndërrojë në pozitë profesionale e apolitike, meqë AKK-ja ka dhënë vërejtje se këto dy pozita kanë konflikte interesi e nuk mund të menaxhohen nga i njëjti person.

Kështu, Petrit Selimit i mbetet të zgjedhë nëse dëshiron të vazhdojë të mbajë pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm, apo atë të koordinatorit të korporatës së sfidave të mileniumit që do të menaxhojë me një fond prej 200 deri në 400 milionë dollarë ndihmë përmes granteve nga shteti amerikan.

Në media vetë Selimi ka deklaruar se tashmë e ka ofruar dorëheqjen në Qeveri nga pozita e zëvendësministrit të Jashtëm, por një gjë e tillë ende nuk është bërë zyrtare nga Qeveria.

Por, Kosova rrezikon të humbë këto fonde nëse nuk rregullohet çështja e veteranëve. Këtë rrezik e pati paralajmëruar ditë më parë vetë shefi i Qeverisë.

Më 14 korrik, kryeministri pati shkruar në facebook se nga Nuland, ka marrë porosi të qarta se nëse nuk zgjidhet problemi i pagesave për veteranë, rrezikon të dalë nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Prandaj, nëse rrezikohet programi i FMN-së, Kosova do të humbë edhe programin e Korporatës së sfidave të mileniumit, që llogaritet se sillet nga 200 milionë deri në 400 milionë dollarë amerikan, pati shkruar kryeministri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img