23,12,2024

Skandali i presidentit

Must Read

Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë rrugëtimit të tij politik mund ta kemi parë e dëgjuar shpesh teksa fliste në gjuhën serbe. Por siç duket, të mërkurën, ai ka “harruar” të lexonte mbishkrimin e memorialit të 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës në fshatin Grackë të Lipjanit.

Para dy dite ai ka vendosur kurorë lulesh në memorialin, ku shkruante se “14 serbët e vrarë janë viktima të terrorit shqiptar, korrik 1999, si dhe viktima të agresionit të NATO-s”.

Duke u thirrur në gjetjen e personave të zhdukur, presidenti kërkoi që të gjenden trupat e të gjithëve duke përfshirë serbë e shqiptarë.

Thaçi legjitimoi propagandën serbe

I pakuptueshëm dhe i turpshëm cilësohet veprimi i fundit i presidentit nga shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj. Ai thotë se përkulja para një memoriali që i quan terroristë kosovarët është për të ardhur keq./Zëri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img