27,12,2024

“Urime lirimin vëlla Rem!”

Must Read

Vëllai i ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi ka uruar atë për lirim nga burgu.

Rrustem Mustafa – Remi është liruar sot nga burgu pasi është marrë parasysh sjellja e tij e mirë dhe risocializimi.

Hysen Mustafa, më pas ka uruar që sa më shpejt të lirohet edhe Latif Gashi – Lata.

Të dy këta ish-deputetë janë dënuar për krime lufte, si pjesë e Grupit të Llapit, transmeton Koha.net.

Më poshtë lexoni komentin e plotë:

Urime lirimi vlla Rem!

Uroj që edhe komandant Lata sa më shpejt të lirohet dhe të jet në mesin tonë, sepse ështe e padrejt dhe panevojshme qëndrimi i tij akoma ne burg..!!

Sa ishim te vegjël patëm kuptuar peshën e lirisë, kuptuam se asgjë nuk ka me te shtrenjte se mëmëdheu…

Kuptuam se sakrifica për atdheun s’ka fund, dhe asgjë nuk ka me te shenjte se liria, prandaj ne çdo here kemi qene dhe do jemi ne shërbim te atdheut.!

Ne nuk ikëm, u ngritëm kur atdheu na thërriste në luftën për liri te cilën me dekada e pritëm, ne nuk ikëm as nga ballafaqimi me ligjin, në kohën e lirisë për të cilën luftuam.

Edhe pse drejtësia shumë here është e pa drejt e pa pranueshme për ne, neve gjatë tërë kohës bashkëpunuam me drejtësinë vetëm e vetëm që të zbulohet e vërteta dhe të mosrelativizohet faji, dhe pamarre parasysh vendimeve te padrejta dhe akuzave te shpifura, ne nuk tërhiqemi nga asnjë milimetër të veprimeve tona sepse çdo hap që merrnim ishte në shërbim të atdheut, ne përpjekje për liri, dhe asnjë sekondë nuk e vlen te hiqet nga jeta jon e cila ishte në shërbim te atdheut, edhe njëqind here po te kthehet koha, te njëjtën sakrificë do e kishim zgjedh për liri!

Asgjë nuk ka më të shenjtë se liria, mbi te gjitha Atdheu.!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img