03,07,2025

Dezinsektimi në Prishtinë: Nga nesër, mbyllini dritaret për së paku një orë

Must Read

Nesër fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, si më poshtë:

E premte, 22 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;

E shtunë, 23 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica;

E diel, 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;

E hënë, 25 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;

E martë, 26 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;

E mërkurë, 27 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.

“Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img