10,09,2025

KDN : Kryetari  Svarqa lëshon të vetmin park në qytet me qera , ndërsa qyteti mbulohet nga mbeturiant

Must Read

21 korrik 2016 –Ferizaj

Në adresën zyrtare të organizatës kohëve të fundit kanë ardhur shumë ankesa nga qytetarët e Ferizajt, ankesat ishin nga më të ndryshmet por më të shumtat ishin ato mbi mirëmbajtjen e pastërtisë në zonat e banuara në qendër të Ferizajt si dhe uzurpimi i pronës publike (parkut në qendër) nga biznesmen të lidhur me kryetarin e komunës.

KDN pas këtyre ankesave vizitoi pjesë të ndryshme të qyteti ku atë që e pamë ishte vërtet tronditëse , shumë qytetarë frikësoheshin nga hapja e ndo një epidemie të mundshme , disa u ankuan se s”mund as ushqim të hanë në shtëpitë e tyre për shkak kundërmimit të erërave të mbeturinave , disa thonë se e kanë të cenuar edhe lëvizjen e lirë nga grumbullimi i qenve endacak për shkak mbeturinave.

Në rrugët : rruga B.Gursel Sylejmani , rruga Gjon Sereçi , sheshi i qytetit , rruga Naim Beka, rruga Enver Topalli , rruga Rexhep Bislimi , Parku i qytetit dhe shumë pjesë të tjera të qytetit në orët e pas darkës janë të izoluara nga mbeturinat dhe qenët endacak.

Shqetësim tjetër është se parku i vetëm edhe me hapësirë të vogël është i bllokuar, këtyre ditëve kemi hasur se shumë veprimtari biznesore janë vendosur në parkun e qytetit ku në këtë rast qytetarët nuk kanë hapësirë që ta shfrytëzojnë këtë park edhe ashtu të vogël.

z. Kryetar ju bëjmë apel që të përkujdesni për shqetësimet e ngritura nga qytetarët tuaj dhe shoqëria civile, kërkojmë më shumë hapësira të gjelbra e jo uzurpime të tyre.

Kërkojmë pastërti në qytetin tonë ashtu siç keni premtuar dhe jo qendra të bëhet vend deponie e mbeturinave , kërkojmë siguri nga qenët endacak dhe jo shtimin e tyre siç jeni duke e bërë. Kërkojmë edhe shumë e shumë realizime të premtimeve tua ..

Kryetar kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga juu

Jeton Ibrahimi

Kryetar I KDN-Së

21 korrik 2016

Ferizaj

1 10 7 8 9 10 4 3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img