10,09,2025

340 mijë euro për stadiumin e Kaçanikut

Must Read

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala për projektin “Renovimi i Stadiumit të futbollit në Kaçanik”. Memorandumi i nënshkruar mes palëve parasheh që investimi të kryhet në një fazë dy vjeçare. Komuna e Kaçanikut, në bazë të dokumentit të nënshkruar, merr për obligim të investojë 140 mijë euro, 70 mijë në vitin 2016, ndërkaq 70 mijë euro në vitin 2017, kurse MKRS-ja do të investojë mjete financiare me një shumë prej 200 mijë euro. 

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky projekt për stadiumin është në të mirë të interesave të futbollistëve dhe të qytetarëve të kësaj komune, të cilët do të kenë kushte për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Nga ana e tij, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se financimi i këtij projekti të rëndësishëm kapital për Komunën e Kaçanikut është në kuadër të investimeve që po bën MKRS-ja nëpër tërë Kosovën, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës për sportin e Kosovës. Ky stadium do të jetë një hapësirë e rëndësishme për sportistët e Kaçanikut dhe shërben për krijimin e kushteve më të volitshme për këta sportistë që të zhvillojnë sport cilësor dhe të korrin rezultate.
Në takim u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punimeve në Palestrën e Sportit, që është duke u ndërtuar në qytetin e Kaçanikut, ku në bazë të planifikimeve buxhetore në periudhën 2016 – 2018, MKRS-ja do të investojë edhe gjysmë milioni euro në këtë projekt kapital.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img