07,12,2025

Braathu, shef i OSBE-së në Kosovë

Must Read

Ambasadori i deritanishëm i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, është emëruar shef i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë.

Emërimin e tij në këtë post e ka uruar presidenti Hashim Thaçi, i cili në rrjetin social Facebook ka shkruar se ambasadorin Braathu e njeh që nga konferenca e Rambujesë që është mbajtur në vitin 1999.

“I uroj ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, emërimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuar që nga Konferenca në Rambuje dhe do tē kem kënaqësinë të bashkëpunoj me të në postin e ri. Ai është një mik i pashoq i Kosovës”, ka shkruar Thaçi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U zhvillua turneu memorial “Hysen Vrella” në Ferizaj

Sot është mbajtur turneu memorial “Hysen Vrella”, i organizuar nga Klubi i Shahut “Ferizaj”. Në këtë turne mori pjesë drejtori...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img