23,12,2024

Ministria e Shëndetësisë demanton LVV në Shtërpcë

Must Read

Subjekti opozitar lëvizja “Vetëvendosje”, dega në Shtërpcë, ka akuzuar Komunën dhe Ministrinë e Shëndetësisë për shpërdorim të parasë publike derisa në Spitalin Rajonal të Shtërpcës prej disa vjetësh marrin paga 120 mjekë, infermierë, punëtorë teknikë, dhe stafi menaxhues pa punuar fare.

Ali Halimi këshilltar nga VV-ja ka thënë se 120 vetave të punësuarve në këtë spital të cilët po marrin paga pa e bërë asnjë punë prej rreth 3 vjet. Sipas tij, komuna dhe ministria e Shëndetësisë po e keqpërdorin buxhetin e taksapaguesve rreth kësaj çështje sepse spitali është dashur para 4 vitesh të nis punën për shërbime të qytetarëve.

Beqir Fejzullahu nënkryetar i komunës së Shtërpcës, ka thënë se objekti i spitali është ndërtuar prej më shumë se 3 vjet në bazë të kritereve të pakos së Ahtisarit për komunat me shumicë serbe “një numër i vogël i tyre si drejtori i spitalit, rojat e objektit dhe disa të tjerë janë pranuar në punë dhe paguhen nga ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ai për Koha Ditore.

|Edhe Faik Hoti, drejtor i zyrës për informim në ministrinë e Shëndetësisë thotë se ministria nuk është duke e paguar asnjë punëtor të spitalit të Shtërpcës, por të punësuarit në kujdesin parësor në Shtërpcë paguhen nga komuna, dhe atë në bazë të pakos së Ahtisarit që Komunave shumicë serbe i’u lejuan kompetenca në sistemin shëndetësorë sekondarë në nivel të spitaleve.

Për këtë edhe Gëzim Kokollari, këshillëtar i Ministrit të Shëndetësisë  ka thënë se këto akuza nuk qëndrojnë dhe janë vetëm për konsum të politikës ditore partiake.

“Këto janë akuza të ulëta të opozitës e cila në vend se të ofroi opsione për qeverisje merret me gjëra dhe akuza të pabaza” ka thënë Gëzim Kokollari

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img