24,11,2024

Njihuni me dy vëllezërit kosovarë që këshillojnë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes (Foto)

Must Read

Do të duket shumë e vështirë se si dy vëllezër shqiptarë, të zhvendosur nga Prishtina e shkatërruar nga lufta, arritën të sigurojnë pozita të nivelit të lartë, duke punuar në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Megjithatë, ky është tregimi i vërtetë ku Ylli dhe Ylber Bajraktari gjendet tash, në rrugën e tyre të pazakontë në strehën e brendshme të Pentagonit.

Të dy emigruan në Shetet e Bashkuara të Amerikës në të njëzetat e tyre, edhe pse ata morën rrugë të ndryshme, shkruajnë mediat amerikane.

Miqtë dhe të njohurit e tyre iu ndihmuan që të gjejnë punë dhe të aplikojnë në universitetet e SHBA-së. Përfundimisht, ata u bënë qytetarë amerikanë.

Tani ata janë duke u marr me çështjeve botërore, duke i mbajtur shefat e tyre të informuar çdo ditë me çështjet e politikës së jashtme dhe veprimet e departamentit, Shtëpisë së Bardhë, komunitetit të inteligjencës dhe vendet të tjera për informacionin më të fundit.

Eric Rosenbach, shefi i shtabit të Ashton Carterit, tha se ata janë dy nga njerëzit më të përkushtuar që ai njeh. Ata janë duke mbrojtur interesat e SHBA dhe duke bërë atë në një në një mënyrë që sjell një perspektivë shumë më të shkolluar në lidhje me rolin e Amerikës në botë.

Bajraktarët, të cilët janë rritur duke folur gjuhën serbe dhe shqipe, tani ndjehen borxhli ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për njerëzit që i ndihmuan ata përgjatë kësaj rruge.
vellezer-tbajara
Ylber Bajraktari (i dyti nga e majta) me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter

Ylberi arriti të shkojë në SHBA në vitin 1999, dhe konsiderohet një viktimë e spastrimit etnik të Serbisë.

Ylli është kthyer në Kosovë pas luftës për të ndihmuar familjet e tyre që të vendosen në shtëpi. Tre vjet më vonë, ai i kthye në SHBA me gruan e tij.

vellezerbajja1

Ylli Bajraktari (i dyti nga e djathta) me zv/sekretarin e Mbrojtjes, (i treti nga e djathta)

Për Ylberin të punosh për politikën dhe për Sekretarin e Mbrojtjes Ashton Carter, kjo do të thotë që t’i sigurosh atij informacione të përunuara mbi sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img