25,11,2024

Publikohet raporti i auditorit gjeneral

Must Read

Publikohet raporti i auditorit gjeneral, opinioni i tij është vlerësuar pozitivisht nga drejtuesit e pushtetit lokal

Drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt kanë publikuar sot raportin e auditorit gjeneral.

Bazuar në të dhënat, ky raport ka marrë vlerësim si opinion i pa modifikuar me theksim çështjesh. Raporti specifikon të arriturat, vlerësimet dhe të gjeturat. Lidhur me rekomandimet drejtuesit e pushtetit, kanë përmendur 18 rekomandime për të cilat thanë se do të përmbushën në vazhdimësi nga ekzekutiv lokal.

Gjatë një konference për medie, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka dhënë detaje që lidhen me raportin e auditimit. Sipas tij raporti përmban të arriturat, vlerësimet dhe të gjeturat. Lidhur me të gjeturat kryetari Svarqa ka përmendur 18 rekomandime, për të cilat ka thënë se në vazhdimësi do të përmbushën nga ekzekutivi i komunës. Ai ka përmendur me këtë rast veç e veç rekomandimet që kanë të bëjnë me mungesën e raporteve mujore, aneks kontratat, të hyrat, shmangiet nga procedurat e prokurimit, urdhërblerjet, shërbimet, keqplanifikimet, drekat zyrtare, shërbimet e veçanta, subvencionet etj.

“Të gjitha rekomandimet e auditorit do të shqyrtohen me seriozitetin më të madh. Raporti do të analizohet nga ekzekutivi, ndërsa si i tillë raporti do të del edhe në Kuvendin Komunal të Ferizajt. Të gjitha të gjeturat, rekomandimet dhe vlerësimet janë kompatibile me rekomandimet e auditorit të brendshëm. Në përgjithësi vetë klasifikimi i raportit si opinionin i pa modifikuar me theksim të çështjesh tregon se në përgjithësi komuna qëndron mirë në menagjimin publik”, ka thënë Svarqa.

Për më tepër u tha se auditori ka pasur në dispozicion tërë dokumentacionin dhe infrastrukturën e komunës, ndërsa këtu është folur edhe për rritjen në vijueshmëri të pasurisë së komunës.

U tha se krahasuar me vitin 2014, raporti i auditorit për vitin e kaluar ka pasur elemente pozitive të të arriturave dhe vlerësimeve.

Ndryshe, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për disa çështje, për të cilat ka thënë se vlerësimi pozitiv i raportit tregon se sa komuna e Ferizajt është përkushtuar për avansimin e politikave menagjeriale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img