Shtime. Në vazhdën e zbatimit të planit operativ: “Sezoni veror 2015” dhe në masat e shtuara të Policisë në parandalimin e të shtënave të pakontrolluara me armë zjarri në dasma dhe ahengje , pas informatave të pranuara nga qytetarët, policia në Shtime ka intervenuar në rrugën ,,Tahir Sinani” duke shoqëruar në polici një person i cili kishte shtie me armë gjatë një ahengu familjar, të cilit i është konfiskuar arma e brezit, për të cilën i dyshuari posedonte leje valide, thuhet në raportin e Policisë Rajonale të Ferizajt.
Pas intervistimit , Prokurori vendosi që rasti të procedohen në procedurë të rregullt gjyqësore.
Nisur nga këto raste dhe rrezikut të vazhdueshëm nga të shtënat e pakontrolluara, Policia në Ferizaj edhe kësaj here bën thirrje për kujdes të shtuar në dasma dhe ahengje familjare. Ndryshe, Policia është e obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore, në parandalimin e këtyre rasteve dhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.