Ferizaj.03.07.2016. Edhe pse me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është mbyllur edhe tregu i kafshëve për shkak të sëmundjes gungore të lëkurës që atakon lopët qumështore dhe vendimeve që mishi të shitët vetëm pas kontrollit nga inspektorët ,sot mishi shitej në rrugë nëpër fshatra të Ferizajt.
Se sa mund të jenë kushtet higjienike mund të shihet edhe në foto .
Pse inspektorët kanë lejuar këtë , nuk dihet!
Apo ndoshta nuk e kanë parë!
E njëjta gjë ndodhi edhe festat e kaluara kur në fshatrat Gaçkë e Greme në të njëjtën mënyrë u shit mishi në rrugë.