Ferizaj- Njësite të policisë së trafikut po kontrollojnë rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj
Janë disa ekipe të njësiteve të trafikut të cilat në rrugën “Rexhep Bislimi” (Rruga e Gjilanit) po monitorojnë zbatimin e rregullave të trafikut si dhe tejkalimin e shpejtësisë.
Rruga “Rexhep Bislimi” në të cilën komunikacioni zhvillohet në katër korsi ishte në një mënyrë edhe pjesa ku zakonisht vozitësit e automjeteve tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Kjo shumë herë për pasojë kishte edhe shumë aksidente të komunikacionit dhe po rrezikon edhe qytetarët tjerë.
Për këtë Policia Regjionale e Ferizajt,njësitet e trafikut kanë marrë aksion që kjo pjesë të monitorohet dhe të vetëdijesohen edhe vozitësit e sidomos tani kur edhe pritet që komunikacioni të jetë më i ngarkuar me ardhjen e mërgimtarëve.
Burime të FerizajPress bëjnë të ditur se në këtë aksion të policisë do të ketë edhe monitorime edhe në rrugët tjera të qytetit me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve.