27,11,2024

Gjuriqi sërish shkreton: Në Ferizaj po bëjnë spastrim etnhik!

Must Read

Vendimin e asamblistëve të Ferizajt që fshatit Babush i Serbëve t’i ndryshohet emri vetëm në Babush, drejtori i zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ka quajtur “tentim për t’i fshirë gjurmët e ekzistimit të serbëve në Kosovë”.

“Autoritetet lokale në Ferizaj me këtë veprim po bëjnë pastrim etnik”, tha Gjuriq për mediat serbe.

Ai tha se asamblistëve të Ferizajt “nuk u pengon vetëm prania e serbëve, por edhe historia serbe”, andaj kjo, sipas tij, “nuk është asgjë tjetër vetëm manifestim politik shovinist dhe urrejtje e hapur”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img