22,04,2025

Enes Goga: Të rinjtë që po luftojnë në ISIS janë viktima të rrjeteve sociale (Video)

Must Read

Sipas kryeimamit të Bashkësisë Islame të Pejës, shumë prej të rinjve që kanë shkuar në Siri nuk e kanë dëgjuar Bashkësinë Islame, imamët dhe hoxhallarët e njohur dhe të dëshmuar.

“Për fat të keq këta kanë ra viktimë dhe janë manipuluar nga njerëz që nuk janë kredibil”, ka thënë kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, hoxhë Enes Goga.

Në emisionin Personale të TV Dukagjinit, Goga ka thënë se të rinjtë po ndikohen nga rrjetet sociale dhe video të ndryshme në kanalin Youtube.

“Për fat të keq ata të rinj nuk e dëgjuar Bashkësinë Islame dhe imamët. Ata janë rënë preh e njerëzve të pa pranueshëm. Shumica e tyre janë viktima të rrjeteve sociale dhe Youtube”, ka thënë ai.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kj78AjeF7kA&w=100&h=281]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img