Mjetet e grumbulluara nga minimaratona e cila u mbajt ditë më parë nën organizimin e Policisë së Kosovës dhe shoqërisë civile në Ferizaj sot u janë shpërndarë 8 familjeve në nevojë.
Familjet të cilat më parë ishin përzgjedhur nga Qendra për punë sociale sot nga mjetet e grumbulluara nga minimaratona përfituan nga një pako me artikuj ushqimor dhe nga 50 euro mjete monetare.
“Policia e Kosovës,Drejtoria Rajonale në Ferizaj përveç tjerave së bashku më shoqërinë civile kemi organizuar minimaratonën dhe mjetet e grumbulluara në atë minimaratonë ua kemi dedikuar familjeve në nevojë.Familjet të cilat po përfitojnë këto ndihma modeste janë të përzgjedhura nga Qendra për punë sociale në Ferizaj. Pako e cila po u shpërndahet sot këtyre familjeve k vlerën prej 50 euro dhe nga 50 euro janë mjete monetare dhe në prag të festës së Bajramit tu gjenden këtyre familjeve” tha majori Basri Shabani.
Edhe Albion Sherifi nga Shoqëria civile e ka cilësuar këtë si një gjest të mirë edhe pse simbolik port ë vlefshëm par ata që kanë nevojë e sidomos ne këto ditë para festës së Bajramit
“Në bashkëpunim me policinë e Kosovës ,Regjioni I Ferizajt,ne si organizata të shoqërisë civile jemi munduar që të japim ndihmën tonë sadopak në prag të festës së Bajramit për familjet në nevojë në Komunën e Ferizajt. Sado pak që bëhet në këtë drejtim është një shenjë e mirë dhe një solidaritet I shoqërisë” ka thënë Albion Sherifi nga FOPOR.
“Këto ndihma janë të mirëseardhura e sidomos në prag të festës së Bajramit” ka thënë Afërdita Berisha ,përfituese e këtyre ndihmave.
Por gjatë shpërndarjes së këtyre ndihmave në hapësirat e stacionit të Policisë me të kuptuar arsyen e këtyre familjeve qytetarë të rastit disa familjeve u ndanë ndihma,mjete monetare.