24,11,2024

Grabitja, të armatosurit çanë rrethimin për të marrë miliona euro

Must Read

Tre persona kanë hyrë në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë dhe kanë kryer një grabitje.

Nga burime paraprake mësohet se, grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe përmes kërcënimit, kanë mundur të marrin një sasi të madhe parash. Pasi kanë kryer grabitjen, 3 të rinjtë janë larguar duke djegur dhe automjetin e tyre pranë urës së Tapizës.

Tre grabitësit kanë arritur të marrin thasët më para në momentin që po bëhej transferimi i tyre nga automjeti i sigurisë për në aeroplan. Dyshohet se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme që do të eksportohej jashtë vendit nga kompani që operojnë në sektorin bankar.

Miliona euro të grabitura

Policia e Tiranës sqaroi se rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi i sigurisë së kompanisë private që menaxhon aeroportin. Pasi kanë hyrë në makinë në pistën e avionëve në aeroport, autorët i janë drejtuar me një armë kallashnikov drejtuesit të mjetit që transportonte një sasi të konsiderueshme prej miliona eurosh.

Nën kërcënimin e armëve kanë grabitur çantat me para që peshonin rreth 8 kg. Policia nuk jep një shifër të saktë të shumës së vjedhur, por vlerëson se është e konsiderueshme. Ndërsa sipas burimeve, llogaritë janë me miliona euro.

Forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë në vendngjarje. Autorët e grabitjes janë shpallur në kërkim, ndërkohë që uniformat blu po monitorojnë nga ajri për të kapur dy personat. Policia e Tiranës njofton se rruga drejt aeroportit është bllokuar.

Grabitja vjen një ditë pasi u njoftua së në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave të marra kundër terrorizmit, pas sulmit të trefishtë në Stamboll, ku u vranë mbi 40 persona.

Grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë

Grabitja në aeroportin e Rinasit është filmuar nga dy kamera sigurie të cilat janë sekuestruar dhe po shihen. Mësohet se kamerat kanë fiksuar nga larg momentin e grabitjes.

Policia jep informacionin zyrtar të grabitjes

Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.

Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur një sasi monetare, që po transferohej me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit. Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona.

Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas-Fushë Krujë. Rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi i sigurisë se kompanisë private që menaxhon aeroportin.

Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi. Gjatë ndjekjes së autorëve policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter.

Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët. Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plote të ngjarjes./Shekulli Online/

logo-bmakina-933x445

makina-ok-1-933x445

policia1-3

policia2

policia3

policia4

policia5

policia6

policia9

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img