24,11,2024

A e bleu Rama takimin me Obamën në vitin 2012?

Must Read

Bilal Shehu, shqiptari me banim në Amerikë, është deklaruar fajtor nga Gjykata Federale, pasi ai nëpërmjet një donacioni të huaj prej 80 mijë dollarësh ka siguruar dy bileta për një event fondesh që organizonte Presidenti Barack Obama, në tetor të 2012-ës

Rasti u bë i ditur nga një Kongresmen Republikan në vitin 2013, i cili bëri thirrje mbi blerjet nga familja e Shehut të dy biletave për eventin e fondeve të Barak Obamës ,nga 40 mijë dollarë, njëra nga të cilat është përdorur nga vetë Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Bëhet fjalë pikërisht për tetorin e 2012-tës ku Kryeministri Rama është fotografuar me Obamën. Republikani Dana Rohrabacher nga Kalifornia pretendoi në atë kohë se fotoja është përdorur më pas për qëllime “të rreme” nga Rama për të nënkuptuar një marrëdhënie me Obamën gjatë zgjedhjeve të vetë Shqipërisë, e cila e çoi atë drejt fitores.
Prokurorët kanë thënë se Shehu, një qytetar i SHBA-ve, New Jersey, ka pranuar se në fund të shtatorit të 2012-tës, ai ka marrë një transferim parash me shumën prej 80 mijë dollarë nga një burim i huaj për të siguruar bileta për gjatë eventit të fondeve.

Më pas prokurorët shtuan së Shehu fluturoi drejt San Franciskos dhe u përpoq të fitonte hyrjen në eventin e fondeve, të cilit i ishte ndaluar hyrja por ishte i lejuar të fotografohej me Obamën.

“Shehu ka pranuar përgjegjësinë për sjelljen e tij dhe është i penduar për veprimet”, tha avokati i tij Alan Abramson. Shehu përballet me një dënim maksimal prej 5 vitesh burg dhe një gjobë prej 259 mijë dollarësh. Vendimi përfundimtar do të jepet në 5 tetor./tvklan.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img