07,05,2024

Pastërtia heq kafshën e ngodhur të para disa ditëve (video)

Must Read

Pasi kishte qëndruar për disa ditë një kafshë e ngordhur në lumin “Neredimja”, më sakt afër degëzimit tek bigurkacioni, është kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” që ka intervenuar për ta hequr ate.

 

 IMG_9560Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka intervenuar për ta hequr lopën e ngordhur, e cila kishte rënë në lumin “Neredimja”, gjegjësisht në afërsi të fenomenit bifurkacioni. Pas njoftimit të kompanisë nga ana e qytetarëve dhe inspektorit komunal, KRM “Pastërtia”, menjëhër ka angazhuar ekipet e veta për të tërhequr kafshën e ngordhur. Banorët përreth u shprehën të kënaqur me intervenimin e kompanisë pasi siç thanë ata, i ka shpëtuar nga kundërmimi dhe shpërndarja e ndonjë epidemie në këto temperatura të larta. IMG_9568Në terren ishin edhe inspektor komunal, për të parë nga afër angazhimin e punëtorëve të kompanisë, si dhe për të bërë verifikimin e largimit të kafshës. Ekipet e KRM “Pastërtia”, janë gjitherë në terren për të mbajur një mjedis sa më të pastër, por për një efikasitet më të lartë të ruajtjes së ambientit, duhet të veprojnë edhe Inspektori Komunal i Mjedisit dhe Policia e Kosovës, për të parandaluar hudhjen e çfardo mbeturine në vende jo adekuate dhe pa orar. Ndërkaq mbetet edhe në përgjegjësinë e qytetarëve, që të lajmrojnë çdo shkelës të ligjit i cili hedh apo shpërndanë mbeturina në lokacione ku degradohet mjedisi. Videon mund ta shikoni duke klikuar ne linkun:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img