Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, 23 Qershorit, Fikrete Veliu është zgjedhur shërbyese civile më e suksesshme në Komunën e Ferizajt për kontributin e dhënë në fushën e Administratës Publike për vitin 2015.
Për këtë, në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administratës Publike Fikrete Veliu është nderuar me Mirënjohje për Kontribut në fushën e Administratës Publike.
“Është nder dhe privilegj për mua që puna ime në rrafshin profesional është shpërblyer me këtë mirënjohje. Pavarësisht kësaj angazhimi dhe kontributi im profesional për vendin tim, pavarësisht se ku do të jem në të ardhmen nuk do të ndalet këtu” ka thënë Veliu.
Për këtë Veliu ka falënderuar edhe të gjithë kolegët e saj të cilët, siç thotë ajo, gjithmonë mundohen të jenë sa më afër qytetarëve,Ministrinë e Administratës Publike për një bashkëpunim të shkëlqyer si dhe familjen për përkrahje të vazhdueshme.