25,11,2024

Tregu i lojërave në telefon vazhdon të shënojë rritje

Must Read
Tregu i lojërave në telefon vazhdon të shënojë rritje
Lojërat e shkarkuara në telefonat celularë janë bërë gjithnjë e më popullore sikurse po sigurojnë fitime të jashtëzakonshme për këto kompani. Kështu rrjeti më i madh social dhe online në Kinë, Tencent Holdings Ltd ka siguruar brenda një viti fitime marramendëse, 6.6 miliardë dollarë.Ajo pritet që të blejë tashmë edhe aksionet e kompanisë finlandeze Supercell Oy, që pritet të jetë blerja më e madhe në këtë treg. Kjo blerje pritet të vendosë një rekord të ri në tregun e lojërave telefonike, pas rekordit të vendosur në 2015 kur Blizzard pagoi 5.9 miliard dollarë për “Candy Crash Saga” nga kreatori dhe ideatori King Digital Entertainment.

E nëse mendoni se tregu i lojërave telefonike është i thjeshtë në teknologji dhe grafikë, fitimet prej saj janë sot solide.

“Mendoj se sot çdokush ka një telefon në të cilin mund të shkarkosh lojëra të tilla” shpjegoi Eric Brummel,zhvillues i pavarur në “Loot Interactive”.

“Secili ka një telefon në xhep dhe është shumë më e leverdishme të shkarkosh një lojë që t’i dashuron në telefon dhe ta përdorësh atë gjatë gjithë kohës kudo të jesh, për të luajtur apo thjesht për të vrarë kohën sesa t? ? shkosh në një qendër interneti”.

Tong Xu, kreu i Locojoy LTD, një zhvillues i këtyre lojërave telefonike, ka treguar lojën më të fundit të ideuar e programuar tashmë “Dragon raja”. Kjo lojë është lansuar fillimisht në Korenë e Jugut, ku ka arritur në vetëm një muaj plot 2 milionë dollarë fitime.

Ajo tha se “rritja në këtë industri, asnjëherë nuk do të ndalet”, ajo do të vazhdojë të rritet e të rritet gjithnjë e më shumë sepse sot është bërë pjesë e jetës sonë.

Sipas firmës private të investimeve “Digi-Capital”, industria e lojërave telefonike në vitin 2015 kishte një vlerë prej 29 miliardë dollarësh dhe pritet që deri në 2018 të rritet deri në 45 miliardë dollarë.

Lojërat që lansohen sot nuk janë të gjitha të reja por ndonjëherë fitimet nga lojërat e vjetra e popullore janë më të mëdha.

Brummel, që mori pjesë në panairin E3 shfaqi një robot të rindërtuar por du ke i mbetur besnik modelit klasik të vitit 1982, shpjegoi:

“Ju e dini se si moda është ciklike, ka ciklet e saj, edhe video game janë po njësoj. Njerëzit pasi i mësojnë dhe mërziten nga lojërat e reja, i rikthehen edhe një herë lojërave të vjetra, atyre që kanë luajtur që fëmijë. I pëlqen të përdorin po të njëjtat lojëra mekanike”.

‘Dragon Raja’ është vetëm një nga lojërat e reja bazuar në grafikë. Sipas Xu, fuqia e telefonave celularë asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar.

“Kapaciteti i telefonave celularë sa po vjen e po bëhet më i fuqishëm dhe gjithnjë do të rezervojë cudia dhe risi. Eksperienca e parë e Dragon raja ka qenë tejet parashikimeve. Sot një PC game mund ta kesh me vete kudo që shkon” tha ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img