27,11,2024

Asnjë qytetare nuk morri pjesë në diskutimin e sotëm publik

Must Read

Diskutim publik për rregulloren e të hyrave vetanke dhe për uljen e taksës komunale do të mbahet pas dy javë në mungesë të qytetarëve.

Diskutimi publik i cili ishte planifikuar që të mbahet sot dështoi në mungesë të qytetarëve. Kryetari i komisionit për ndryshimin e kësaj rregulloreje Faik Grainca, tha se qytetarët nuk shprehin interesim për të marr pjesë në këtë debat publik, dhe këta të fundit shprehin ankesat e tyre vetëm atëherë kur ballafaqohen drejtpërdrejt me taksat komunale.

13516561_1196004743767680_4870297090115042970_n

“Ne këtë diskutim e kishim organizuar që të marrim mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve, por për fat të keq po vërtetohet se interesimi i tyre është në nivelin jo të duhur dhe natyrisht qytetarët ankohen vetëm kur ballafaqohen me atë taksë dhe jo paraprakisht me u marrë me këtë çështje”, ka thënë Grainca.

Drejtori Grainca më tutje ka thënë se iniciativa për ndryshimet që do të bëhen në rregulloren e të hyrave vetanke dhe për uljen e taksës komunale, ka rrjedh nga drejtoria e Urbanizimit.

“Kemi vërejt që në disa segmente ka mundësi që taksat të përmirësohet dhe kryesisht taksat të ulen. Ju e dini se ka qenë një taksë e përcaktuar më rregulloren për të hyrat vetanke, taksa për gropim, aty ku qytetaret vendosin kabllo elektrike dhe të ujit, ka qenë një taksë shumë e lartë ku me rregullore ka qenë e përcaktuar 80 euro metra katrore. Një taksë e pa përballueshme dhe ne kemi dashur që këtë taksë ta zbresim, ndërkohë kemi vërejtur po flas për Drejtorinë e Urbanizmit edhe taksa të tjera që duhet të vendosen, si psh te reklamat, ku në kohët e fundit na u ka paraqitur kërkesa për vendosjen e monitorëve të ndryshëm që ne më herët nuk e kemi pasur këtë fenomen dhe që ne nuk kemi taksë për vendosjen e këtyre monitorëve, dhe ne kemi dashur që ta parashohim një taksë të tillë”, ka thënë drejtori Grainca.

U bë e ditur se diskutimi publik rregulloren e të hyrave vetanke dhe për uljen e taksës komunale do të mbahet pas dy jave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img