Në pallatin e sporteve “Bill Clinton” të premten është mbajtur turnir i institucioneve në volejboll femrat me rastin e 17 vjetorit të çlirimit të Ferizajt, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt.
“Është turne tradicional dhe mbahet prej pesë viteve. Këtë e ka organizuar Komuna e Ferizajt dhe është në vazhdën e aktiviteteve të Ditës së Çlirimit. Në këtë turne morën pjesë institucionet e komunës dhe pjesëmarrës janë gjenerata e mesme të cilat punojnë në institucione publik. Ky aktivitet është pritur mirë nga të gjithë pjesëmarrësit” tha Bashkim Haxhimusa , përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt.
Edhe Shkurte Gashi nga ekipi i Spitalit dhe Luljeta Limani nga policia rajonale e Ferizajt thanë se ky aktivitet është shumë i qëlluar dhe një mundësi që përveç raporteve zyrtare këtu po kultivohen edhe raporte shoqërore.
Në këtë turne morën pjesë ekipet nga Komuna, Gjykata, Policia, Spitali dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizajt.