25,11,2024

Transfuzioni i gjakut në Ferizaj me nevoja të mëdha për doza gjaku

Must Read

Dozat e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në spitalin e Ferizajt po janë gjithnjë e më të rralla krahas nevojave të shtuara të pacientëve. Një aksioni të organizuar sot nga komuna e Ferizajt i janë përgjigjur dhjetëra punëtorë të administratës komunale të prirë nga kryetari i komunës.

 

Këto doza u tha se janë një zgjidhje e përkohshme sepse nevoja për gjak të grupeve të ndryshme është gjithmonë evidente. Reparti i Transfuzionit të Gjakut në Spitalin rajonal të Ferizajt ka vite që po përballet me mungesën e dozave të gjakut të cilat janë të nevojshme për pacientët e shtrirë në repartet e këtij spitali. Mjekët transfuziolog thonë se dhurimi vullnetar i gjakut është më i shpeshtë se ai familjarë por sërish nuk përmbushen nevojat.13312707_1182259905142164_3712231682444776621_n

“Kërkesat e të sëmurëve i kemi çdo herë në rritje dhe prej vitit 2012 kur kemi fillu çdo vit kërkesat janë më të mëdha dhe numri i dhuruesve të gjakut çdo here duhet të jetë më i madh. Momentalisht jemi në gjendje jo të mirë, dhe kjo krizë neve na përsëritet kohë pas kohë dhe ky aksion na ka ndihmuar mjaft shumë. Numri i dhuruesve të gjakut gjatë një muaji sillet prej 50 deri ne 60 persona”, është shprehur dr. Merita Qerimi Tershana.

Ndërkaq duke e parë këtë nevojë për sa më shumë gjak për të shpëtuar jetë kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa bashkë me dhjetëra punëtorë të administratës komunale dhuruan sot gjak për të plotësuar nevojat e të sëmurëve. Ai tha se e kupton drejt këtë nevojë prandaj bën thirrje që dhurimi i gjakut të jetë sa më i shpeshtë.

13344534_1182259958475492_8443340328110303964_n

““Është një ndjejë e veçantë ky moment dhe mendojë se secili prej nesh në çfarëdo rrethane ka qenë ose mund të jetë ndonjëherë ne nevojë për gjak, dhe ata që nuk kanë nevojë për të marr, është mirë që t’a ndjen nevojën për të dhënë, sepse sigurisht shumëkush pret për gjakun e dhuruara. Mendojë që ky është një aktivitete sensibilizues që tregon që së paku qytetarët ferizajas që kërkojnë shërbime nga spitali rajonal ose nga qytete tjera afër Ferizajt të mos kenë nevojë që të presin për gjak”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se secili qytetarë mund të jep gjak në mënyrë që të shpëtoje edhe jetën e të tjerëve.

Ndërkaq drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta, i cili edhe organizoi këtë aksion të dhurimit të gjakut, është shprehur se kjo është njëra ndër veprat më humane që mund të bëjë secili njeri.

“Gjatë takimeve tona të rregullta kemi parë që nevojat për gjak janë ssumë të madha, sidomos gjatë kësaj sezone ku ka edhe mungesë të madhe të gjakut për pacientet tanë që kanë nevojë, andaj me kënaqësi kemi vlerësuara se kjo është vlera më humane dhe me fisnike që mund të ekzistojë për të dhuruar gjak”, ka thënë Karameta.

Edhe dhuruesit e shumtë të gjakut pohojnë se ky akt është shumë human prandaj pa hezitim kanë marrë mundin të vijnë në këtë repart.

“Me ka shty grupi specifik i gjakut që kam por edhe nevojë që kanë qytetarët për këtë grup, sepse grupi im i gjakut është zero negativ dhe është shumë vështirë që të gjendet ky grup i gjakut”, ka thënë Jahi Sokoli qytetarë

Apeli për më shumë gjak është i nevojshëm kurdoherë por njerëzit me grupin 0 të gjakut ftohen që të jenë më solidar sa më shpesh ngase nevoja për këtë grup të rrallë është më e shpeshtë ndërsa mundimet e mjekëve janë të shumta kur ndonjë i sëmurë ka nevojë për këtë grup gjaku e as familjarët nuk mund ta plotësojnë këtë nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img