12,02,2026

Burri ushtron dhunë në famjilje, dërgohet në mbajtje

Must Read

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në qytetin e  Kaçanikut, ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshortet dhe vajzën e tij.

Në raportin e Policisë për ditën e premte, është raportuar për një rast të dhunës familjare në të cilën si zakonisht viktima janë femrat.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së premtes, ku një grua ka paraqitur tek organet e rendit, bashkëshortin e saj për sulm fizik ndaj saj dhe vajzës, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se janë sulmuar fizikisht ajo dhe vajza nga burri i saj  i dyshuari mashkull K-Shqiptar . Me urdhër te prokurorit dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img