25,11,2024

PDK akuzon komunën për falsifikim të buxhetit, komuna thot se gjithçka është transparente

Must Read

Në një konferencë për media,  PDK në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e komunës për falsifikim të buxhetit komunal. Lulzim Aliu, nënkryetar i PDK-së dega në Ferizaj   me këtë rast  ka vënë në pah se komuna ka bërë falsifikime të buxhetit në tre raste.

Aliu  ka përmendur projekte të cilat janë  duke u kryer por të cilat nuk janë miratuar  nga Kuvendi Komunal , pastaj zgjerimin  dhe asfaltimin  e rrugës në fshatin Zaskok, si dhe anulimi i 18 projekteve  të parapara për tu kryer gjat vitit 2016.

” Përfundimi ynë se Komuna e Ferizajt ka buxhet të falsifikuar nuk është akuzë, nuk është pretendim, është realitet. Kjo e vërtetë doli në shesh në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës të mbajtur me 25.05.2016 me ç’rast u bë Rishikimi i Buxhetit për vitin 2016. Aty doli në shesh se ka projekte, të cilat janë duke u kryer në Komunë, e të cilat nuk janë të miratuara në Kuvendin e Kosovës. Kjo ëshë shkelje e rëndë e Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe shkelje e Ligjit të Buxhetit 2016. ” Projekti “zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës së Zaskokut nga rruga kryesore deri te lumi” tashmë i kontraktuar, nuk është paraparë me Ligjin për Buxhetin e vitit 2016 të Republikës së Kosovës” ka thënë Aliu

“Kjo kontratë është tenderuar me 02.03.2016 ndërsa është nënshkruar nga Kryetari i Komunës me 12.04.2016 në vlerë prej 95,377.10 €. Ky projekt gjendet vetëm në listën e projekteve të paraqitura në dokumentin e buxhetit 2016 të Komunës së Ferizaj, por jo edhe në Ligjin e Buxhetit 2016 të Republikës së Kosovës. Ku do t’i marrë Kryetari paratë për të paguar këtë kontratë, veç ai e di. Falsifikimi i dyti;është me projektin ”Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Zaskok” me kodin buxhetor 90 483 i cili nuk është fare në buxhetin e komunës. Merreni me mend përmes rishikimit, për këtë projekt, para tre ditësh, kemi ndarë 90,00.00€, ndërsa projekti nuk figuron fare në buxhet.
Falsifikimi i tretë doli në shesh, po ashtu me rastin e rishikimi të buxhetit, kur Kryetari i Komunës propozoi që të anulohen 18 projekte kapitale që është dashur të kryhen gjatë vitit 2016. Sipas Kryetarit, buxheti i ndarë për këto projekte, ka qenë 666,659.63 € që nuk është e vërtetë. Sipas Ligjit për Buxhet 2016 kjo shumë është 748,000 €. D.m.th mungojnë edhe 81,340.37 euro”  tha Aliu

“Ku janë këto para, ku janë harxhuar ose ku do të mbesin ato, prapë po themi që e di vetëm Kryetari i Komunës. Duke pasur parasysh se Buxheti I Komunës është dokumenti më I rëndësishëm publik, është ligji që e përcakton saktësisht mënyrën e harxhimit të parasë së mbledhur nga qytetarët tanë, çdo injorim dhe devijim nga ky ligj e cenon Rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës. Prandaj ,në këtë rast, ftojmë Prokurorinë e Shtetit që, karshi argumenteve publike që ne po I afrojmë, e që fatkeqsisht janë bërë të shumta, të marrë masat e duhura për të mbrojtur ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Edhe ata duhet ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj” tha Aliu.

13313668_1056438234403089_1727443477_o
Në anën tjetër Naim Ferati, zëdhënës i Komunës tha se me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe Komuna ka respektuar të gjitha aktet ligjore.Të gjitha projektet kanë respektuar ligjet për financat publike në fuqi. Edhe rruga e fshatit Zaskok nuk ka asgjë jashtë ligjore dhe janë zbatuar të gjitha kodet e parapara,pasi ajo ishte një projekt dyvjeçar. Rishikimi i i buxhetit dhe largimin i 18 projekteve nga buxheti komunal është sukses i kryetarit Svarqa dhe  këto projekte tani do të mbulohen nga investimet e Qeverisë. Shuma prej 666 mijë eurove është vlera prej të cilave komuna është  liruar nga projektet të cilat tani  kanë kaluar në menaxhim të Qeverisë, ndërsa diferenca prej 80 mijë eurosh që përmendet është sepse projekti i varrezave nuk është liruar nga buxheti i komunës. Për këtë ekziston edhe dokumentacioni i cili është publik dhe për të gjithë ata që kanë dyshim mund të vërtetohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img