Këtë të premte në Ferizaj, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politike dhe Financa, në të cilin janë diskutuar çështje të shumta.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunë s së Ferizajt, Faruk Guri, këtë të premte kishte thirrur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politike dhe Financa.
Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Ferizajt në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, pas një debati ka marrë vendim që në seancën e radhës të Kuvendit të debatohet çështja e kompensimit material të shoqatave të dalë nga lufta, ndërsa ka hequr nga rendi i ditës vendimin për aprovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit katërpalësh. Komiteti ka debatuar edhe modalitetet e diskutimit të raportit të punës së kryetarit, por që nuk mori vendim për formën e debatimit të tij.
Në këtë mbledhje u kërkua që të hiqet nga rendi i ditës pika që ka të bëjë me marrëveshjen katërpalëshe të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit me arsyetimin se Kuvendi nuk e ka të drejtën që të diskutoj një marrëveshje të nënshkruar me nivelin qendror.
Ndërsa kryesuesi dhe përfaqësuesit e ekzekutivit kanë kërkuar konsultime shtesë me kryetarin dhe drejtorin e shëndetësisë.
Pas votmit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës së Kuvendit, ndërsa debati është zhvilluar edhe për çështjen e kompensimit material të shoqatave të dala nga lufta. Propozimi që kjo pikë t’i kaloi kuvendit pas një debati është miratuar nga anëtarët e komitetit.
Veç këtyre dy çështjeve komiteti ka debatuar edhe për kompensimin material të komisioneve komunale dhe për raportin e punës të kryetarit të Ferizajt. Gjithashtu komiteti mori vendim në seancën e radhës të futet si pikë e rendit të ditës edhe projekti për energji efiqience në kuadër të rishikimit të buxhetit
KPF merr vendim që në seancën e radhës të Kuvendit të debatohet çështja e kompensimit material të shoqatave të dalë nga lufta
Must Read