28,11,2024

Një 17-vjeçare nga Cërriku, e dyta në botë për shpikjen e “dorës robot”

Must Read

 

 

Një 17 vjeçare nga Cërriku është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve me shpikjen e “Dorës Robot”. Esli Belshi tregon per ABCNews si arriti të hyjë në rrugën e shkencës dhe mesazhi i saj për bashkëmoshatarët.

Një dorë që komandohet nga komanda zanore.

Ky ishte qëllimi i projektit të 17-vjeçarjes nga Cërriku, Esli Belshi, e cila zuri vendin e dytë në botë në konkursin ndërkombëtar të projekteve në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, zhvilluar në Qendrën “Gorge Brown” në Teksas, SHBA.

564 nxënës dhe 300 mësues prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse ne nje shkolle private në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”.

Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vleresua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroi asaj një bursë studimi.

Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore.

Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas.

Esli thote se këtë çmim ia dedikon gjyshit të saj, i cili e ka shtyrë në punën kërkimore.

Esli përbën një shembull frymëzimi.

Njëkohësisht ajo është vazhduese e gjeneratës së shkencëtarëve shqiptarë që tashmë kanë bërë emër në Amerikë dhe në mbarë botën./ABCNews

el1.jpg

el.jpg

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img