29,04,2024

Ferizajasi Korab Bajraktari, zë vendin e dytë në garat ndërkombëtare të automobilizmit në Itali

Must Read

Automobilistët nga Kosova kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme në garën e parë ndërkombëtare pas pranimit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Në sllallomin e organizuar në Itali, “24-Slalom Citta di Campobasso”, Kosova u përfaqësua nga tetë garues, gjashtë nga të cilët morën rezultate pozitive duke u renditur në mesin e më të mirëve.

Naim Dashaj ka fituar pozitën e parë në kategorinë e tij, Bardhyl Canolli, Afrim Spahiu, Korab Bajraktari nga Ferizaj dhe Valdet Kaqandolli, përfunduan garat në pozitat e dyta të kategorive përkatëse, ndërsa Bujar Gola në kategorinë e tij doli i pesti.

Kjo garë ishte e vlefshme për kampionatin italian, por edhe për kampionatin e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore).

f1f2f3

13262386_1168909093141693_620534950_o 13262613_1168908496475086_988334813_o 13271389_1168908883141714_1182387037_o 13275467_1168908686475067_1485889158_o 13275601_1168908803141722_2068170124_o 13282439_1168909069808362_1830544861_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img