08,11,2025

30 mijë filloristë i nënshtrohen testit të arritshmërisë

Must Read

Nga ora 10 ka nisur testi i arritshmërisë për klasat e 9-ta në gjithsej 102 qendra te testimit në mbarë Kosovën, njofton Klan Kosova.

Këtij testi po i nënshtrohen 30 mijë nxënës, që në të ardhmen presin të regjistrohen në drejtime të caktuara të shkollave të mesme.

Në ditën e testimit shkollën “Faik Konica” në Prishinë e ka vizituar Zëvendës Ministrja e Arsimit – Anila Statovci, e cila u shpreh shumë e kënaqur me gjithë organizimin e këtij testi. Sipas saj, këtë vit ky test dallon nga ai i vitit të kaluar në organizimin dhe menaxhimin e tij.

E kënaqur u shpreh edhe drejtoresha e shkollës “Faik Konica” Kumrije Kallaba – Sahiti, e cila tha se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi dhe se gjithçka ka filluar me kohë në këtë shkollë. Sipas saj, pos një defekti teknik që është paraqitur ne test, ku opsioni i një përgjigjeje nuk ka qenë i rregullt, probleme te tjera nuk kanë pasur.

Deri në këto momente nuk ka asnjë rast që është raportuar për kopjime apo gjëra të ngjashme.

Rezultatet e këtij testi do te publikohen me 30 maj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img